Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan , priti në pallatin presidencial në Ankara komandantin ushtarak të Libisë Lindore, Khalifa Haftar .
Ndër të tjerë, delegacioni turk përfshinte Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan , Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe Shefin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalin . Nga ana lindore e Libisë, ishin të pranishëm, ndër të tjerë, zëvendëskomandanti i ushtrisë së Libisë Lindore, Gjenerali Saddam Haftar dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Khalid Haftar.
Të mërkurën, Ministria e Jashtme turke publikoi
foto të takimit të Haftarit me Fidanin , Ministrin e Energjisë Alparslan Bayraktar, kreun e MIT dhe zyrtarë ushtarakë.
Më parë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Selcuk Bayraktaroglu,
e kishte pritur personalisht Haftarin në aeroportin e Ankarasë
Kujtohet se mbështetja turke ishte thelbësore në sprapsjen e sulmit të forcave të Haftarit ndaj Tripolit në vitet 2019-2020, por marrëdhëniet midis dy palëve janë përmirësuar vazhdimisht vitet e fundit.
Konkretisht, Ankaraja ka rivendosur kryesisht marrëdhëniet e saj me Haftarin, ndërsa ka zhvilluar marrëdhënie veçanërisht të ngushta me djalin e tij , Sadamin.
Në këtë kontekst, parlamenti i Libisë Lindore miratoi muajin e kaluar memorandumin e paligjshëm turko-libian mbi përcaktimin e zonave detare me Turqinë. Ky veprim shënoi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Libisë Lindore.

