Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të kryer në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë me dije se gjatë aksionit është sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.
Ai ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale do të vazhdojë pa kompromis, duke shtuar se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale.

