Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev të mërkurën vonë në mbrëmje me raketa balistike, duke goditur një qendër tregtare dhe dy ndërtesa të tjera, dhe paralajmërimet për banorët që të qëndrojnë në strehimore mbetën në fuqi, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.Dëshmitarët e Reuters raportuan dy seri shpërthimesh të fuqishme në qytet.Klitschko njoftoi në Telegram se sulmi ishte ende duke vazhduar dhe i paralajmëroi banorët të qëndronin në strehimore. Katër persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, shtoi ai.
Klitschko tha se raketat goditën një qendër tregtare dhe dy ndërtesa të tjera në anën lindore të lumit Dnieper, i cili ndan qytetin. Njëra prej ndërtesave u dëmtua rëndë, tha ai.
Forcat ruse kanë sulmuar rregullisht Kievin dhe qytete të tjera ukrainase që nga shtatori. Të enjten, një tjetër sulm në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, plagosi tre persona dhe la një tjetër të bllokuar nën rrënoja, tha kryebashkiaku.
Më herët këtë javë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se inteligjenca tregonte se forcat ruse po përgatiteshin për një sulm të ri të madh ndaj Ukrainës.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia mohojnë se kanë synuar objekte civile.

