Friday, November 27, 2026
HomeLajmeKosovëPërditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, hyn në fuqi më 1 janar 2027

Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, hyn në fuqi më 1 janar 2027

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali do të mund t`i konvertojnë patentë-shoferët sipas marrëveshjes së përditësuar ndërmjet Kosovës dhe Italisë, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar se të dyja shtetet kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

Përditësimi mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Sipas njoftimit të ambasadës, ndryshimet e dakorduara do të lehtësojnë procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.

Ky zhvillim, sipas ambasadës, synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë dhe përmirësimin e shërbimeve për diasporën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram