Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka-Pula dhe Kurti në Vlorë për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Shiroka-Pula dhe Kurti në Vlorë për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar në Sheshin e Flamurit, përveç krerëve të shtetit të Kosovës, kanë marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Ceremonia u mbajt në nderim të aktit historik të 28 nëntorit 1912, kur Ismail Qemali, së bashku me përfaqësuesit e trevave shqiptare, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se 28 Nëntori është kryefesta jonë kombëtare, dita që na bashkon rreth historisë dhe identitetit tonë. Sipas presidentes, nga Vlora, kjo festë merr një domethënie të veçantë, duke na rikujtuar se, përtej kufijve shtetërorë, ne ndajmë të njëjtat rrënjë, të njëjtën histori.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram