Një foshnjë rreth një muajshe ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë, më 28 nëntor, rreth orës 05:00, familjarët e kanë dërguar foshnjën e gjinisë femërore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, por ajo ka arritur pa shenja jete.
Familjarët kanë deklaruar se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

