Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira dhe reshje, ulje e temperaturave

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje, ulje e temperaturave

ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se reshjet e shiut priten priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.

Në lartësitë mbi 600-700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veri – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Moti, 29 nëntor

1 nga 2

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram