Thursday, April 16, 2026
HomeEkonomiEkzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe kontribuues në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272,023 persona.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, që përfshijnë gjithsej 14,279 përfitues.

“Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasdita e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments