Monday, October 26, 2026
HomeEkonomi„FRON”S H.P.K. - Njoftim publik

„FRON”S H.P.K. – Njoftim publik

„FRON”S H.P.K.

   Success story                                          Prishtinë, 26.10.2026.

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „FRON“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 810834277 me adresë: Rr. „Dardani“ SU 2 Nr. 4/8, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 25.09.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 4 MW ZK Bajqinë, Komuna e Podujevës, Republika e Kosovës.

Shoqëria „FRON“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 4 MW ZK Bajqinë, Komuna e Podujevës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.457-2/25 dt. 02.06.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendim për Caktimin e Kushteve Ndërtimore nr. 07-0350/04-0007090/25 dt. 03.12.2025 të lëshuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Vendimi për Leje Ndërtimore, numri i vrojtimit i lejes: 07-350/02-0014810/26 dt. 14.09.2026 për “Sistemi Solar Fotovoltaik –Parku Solar me kapacitet 4 MW, ngastra katastrale 01491-0; 01493-0 ZK Bajqinë, të lëshuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 2997 dt. 06.03.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: fadil_halili@yahoo.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram