By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit
August 13, 2025
OPINION: Çfarë ndodh kur Trump dhe Putin ulen në Alaskë? 4 skenarë kryesorë
August 13, 2025
Trump: Nëse do të merrja Moskën dhe Leningradin, mediat e lajmeve të rreme do të thoshin se ishte një marrëveshje e keqe
August 13, 2025
Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të riun e zhdukur Veton Canolli
August 13, 2025
DHTIK kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në ShBA; Evropa paralajmëron për rritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në ShBA; Evropa paralajmëron për rritje
Shëndetësi

COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në ShBA; Evropa paralajmëron për rritje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 10:31 AM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Agjencitë rregullatore amerikane thanë të premten se varianti BQ.1 dhe BQ.1.1 janë përgjegjës për 16.6% të varianteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një nivel ky pothuajse i dyfishuar krahasuar me javën e kaluar, ndërkohë që Evropa mendon se këta do të jenë variantet dominuese brenda një muaji.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se variantet ka gjasa të rrisin rastet e infektimeve në javët dhe muajt në vazhdim në Evropë.

Këto dy variante janë pasardhës të variantit Omicron BA.5, i cili është më dominuesi në Shtetet e Bashkuara. Agjencitë rregullatore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar rishtazi vaksina përforcuese për ta luftuar atë.

Nuk ka ende evidencë që BQ.1 të lidhet me ashpërsi të rritur të sëmundjes, krahasuar variantët BA.4 dhe BA.5, thanë zyrtarët evropianë, por paralajmëruan se ai mund të shmangë disa mbrojtje imunitare, duke cituar studime laboratorike të bëra në Azi.

“Këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të sjellin një valë shumë të keqe të sëmundjes këtë dimër në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka filluar tashmë të ndodhë në Evropë dhe Britani”, tha Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo.

Në Shtetet e Bashkuara, rastet e përjavshme ka rënë rishtazi, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Niveli i koronavirusit i konstatuar në mostrat e ujërave të zeza të testuara nga kompania Biobot Analytics ka qëndruar në të njëjtën nivel në Shtetet e Bashkuara gjatë gjashtë javëve të fundit. Mostrat e ujërave të zeza parashikojnë shpesh rritjen e mundshme të COVID-19ës, përpara se të jenë përpiluar të dhënat e CDC-së.

Variantet e rinj monitorohen nga afër nga agjencitë rregullatore dhe prodhuesit e vaksinave për të parë nëse fillojnë të shmangin mbrojtjen që ofrojnë vaksinat aktuale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

CDC-ja tha të premten se BQ.1 dhe BQ.1.1 u vlerësuan javën e kaluar të përbëjnë 9.4% të varianteve që qarkullojnë.

You Might Also Like

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë

Në Podujevë përurohet reparti i Hemodializës

Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën

Kjo supë është një eliksir i vërtetë shëndeti dhe është gati për 30 minuta

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani dhe Pratipatti diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë–SHBA

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze
Bugajski flet për ndezjen e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë
Milan merr tri pikë në fushën e Frosinone
Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin, për të siguruar paqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?