Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era pritet të fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë./ATSH
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 12/26 | Diell re |
| Kukës | 13/27 | Diell re |
| Lezhë | 13/27 | Diell re |
| Dibër | 10/25 | Diell re |
| Durrës | 12/29 | Diell re |
| Tiranë | 14/29 | Diell re |
| Elbasan | 12/29 | Diell re |
| Berat | 12/29 | Diell re |
| Vlorë | 13/28 | Diell re |
| Korçë | 8/22 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 13/27 | Diell re |

