Friday, April 17, 2026
HomeLajmeKosovëPërurohet romani i Bardhyl Mahmutit `Revolta e Syzifit`

Përurohet romani i Bardhyl Mahmutit `Revolta e Syzifit`

Sot, në 27-vjetorin e masakrës në Poklek të Vjetër, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas, u bë përurimi i romanit dokumentar të autorit Bardhyl Mahmuti “Revolta e Syzifit”, kushtuar krimit të gjenocidit në Poklek të Vjetër. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe Drejtorinë e Kulturës së Drenasit.

Romani i kushtohet njërit nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999, kur forcat e armatosura serbe, më 17 prill 1999, kryen masakrën në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit.

Në përurim mori pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai kujtoi se në korrik të vitit 1999, pas çlirimit, së bashku me Bardhyl Mahmutin dhe bashkëveprimtarë të tjerë, si dhe me administratorin ndërkombëtar Bernard Kouchner, kishin vizituar vendin e krimit në Poklek të Vjetër, të shoqëruar edhe nga gazetarë të mediave ndërkombëtare. Sipas tij, pamjet e asaj masakre ishin tronditëse dhe mbetën të paharrueshme.

Ndërkaq, Bardhyl Mahmuti theksoi se pas përfundimit të luftës, vendi u përball me shumë sfida, ndër to edhe rreziku i interpretimit të gabuar të ngjarjeve të ndodhura në Kosovë.

“Ajo që ka ndodhur në Poklek është aq e rëndë dhe tragjike, saqë edhe në Tribunali i Hagës nuk është përfshirë si duhet në aktakuzat përkatëse. Kjo për shkak se do të ishte e pamundur të argumentohej ulja e shkallës së krimit nga gjenocid në krime kundër njerëzimit, pasi këtu kemi të bëjmë me shkatërrim të qëllimshëm, pa dallim gjinie apo moshe janë vrarë, krahas vrasjes janë munduar t’i zhdukin gjurmët e krimit, është përsërit disa here djegja e mbetjeve mortore”, tha ai.

Përurimi i këtij romani do të mbahet edhe nesër në Prishtinë, më 18 prill, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fposts%2Fpfbid027pmGv6bHBFTvS6T2D2NFk6p1vrRdpq8bh32nNcrhnjwtJuqU2tYNDRycQskkqva2l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments