Friday, October 30, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të personelit italian të EUFOR Althea, në aksidentin me helikopter në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në një reagim, Konjufca u ka shprehur ngushëllime ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, si dhe familjeve të viktimave.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve.

“Republika e Kosovës vajton së bashku me Italinë. Nderojmë shërbimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar në X Konjufca.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram