Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Republikës së Turqisë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se 103 vjet më parë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut, Turqia nisi një kapitull të ri, e që sipas saj, kjo ditë përfaqëson një moment përcaktues në historinë e popullit turk dhe në rrugëtimin e tij drejt shtetit modern.

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula i ka përcjellur urimet më të përzemërta për popullin turk dhe institucionet e Republikës së Turqisë.

Ajo më tej tha se për Republikën e Kosovës, Turqia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm, duke theksuar se ne kemi miqësi të qëndrueshme dhe interesa të përbashkëta.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova e çmon lart mbështetjen e Turqisë në momente të rëndësishme të historisë sonë, për pjesëmarrjen e Turqisë në ndërhyrjen e NATO-s më 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kontributin në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare.

Sipas Presidentes një dimension i rëndësishëm i partneritetit tonë është siguria dhe mbrojtja, duke pohuar se thellimi i bashkëpunimit me Turqinë në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është me rëndësi të veçantë.

Sipas Presidentes Shiroka Pula një urë e pazëvendësueshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata shqiptare në Turqi.

Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se është e bindur se Kosova dhe Turqia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, mbi bazën e besimit të ndërsjellë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram