Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëPacolli themelon Komision Ad-Hoc për shqyrtimin e lejeve mjedisore

Pacolli themelon Komision Ad-Hoc për shqyrtimin e lejeve mjedisore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për themelimin e një Komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit teknik për lejet mjedisore në MMPH.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë ekspertë nga fusha e mjedisit, natyrës, ujërave, shkencave juridike dhe inxhinierike, 1 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile me profil mjedisor dhe 1 anëtar nga Kabineti i saj.

“Sot kam marrë vendim për themelimin e një Komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e aplikacioneve dhe dokumentacionit teknik për lejet mjedisore në MMPH”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka theksuar se qëllimi është “të rrisim cilësinë e vendimmarrjes, transparencën dhe llogaridhënien në procesin e dhënies së lejeve mjedisore”.

Ajo ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të hapet thirrja për aplikim.

“Në javën tjetër hapet thirrja dhe i inkurajoj ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret profesionale të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij komisioni, duke kontribuar në shërbim të mbrojtjes së mjedisit dhe interesit publik”, ka deklaruar Pacolli. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments