Me largimin e
Aleksandar Vuçiç nga pushteti, asgjë nuk ndryshon në lidhje me detyrimet e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian. Kjo i referohet edhe detyrimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë atë të vitit 2023 në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, tha zëdhënësi i BE-së, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë presin nga qeveria e re në Serbi kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rrugën e Serbisë drejt integrimit në BE.Pra, humbja e Vuçiçit nuk ndryshon asgjë kur bëhet fjalë për angazhimin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Lidhur me këtë çështje, thonë bashkëbiseduesit e Jutarnji list në Bruksel, qeveria e re në Serbi do ta “kuptojë shpejt realitetin” dhe se ndryshimi i qeverisë nuk i ndryshon detyrimet…

