Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari për terrorizëm në lidhje me rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka deklaruar se terroristët nuk kanë vend në vend dhe nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht.
“Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën”, ka shkruar ministri.
Sveçla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë pa ndalur për kushtetutshmëri dhe ligjshmëri.

