Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëShoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj Kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj Kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur indinjatë ndaj kërcënimeve të rënda të bëra nga i dyshuari në arrati Egzon Reshani, i cili, sipas Shoqatës, ka kërcënuar eprorë policorë dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, duke paralajmëruar edhe marrjen peng të fëmijëve të tyre.

“Këto kërcënime përbëjnë vepra penale të rënda dhe nuk do të mbeten pa pasoja ligjore. Ato janë një sulm i drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj individëve, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Shoqata e Prokurorëve ka shprehur mbështetje për Kryeprokurorin Petrit Kryeziu dhe zyrtarët e kërcënuar, duke vlerësuar angazhimin e tyre në luftën kundër fajdesë dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, i është bërë thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin masa për kapjen e të dyshuarit, të garantojnë sigurinë e zyrtarëve dhe familjeve të tyre, si dhe të ngrisin akuza shtesë për kërcënimet e bëra.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments