Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e Yllka Fejzullahut, duke e cilësuar si një humbje të parakohshme dhe thellësisht pikëlluese.
Haxhiu në një postim në Facebook, ka thënë se Fejzullahu, si bashkaktiviste e hershme, kryetare e GVV-së dhe asambleiste, ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet për qetësinë, forcën dhe përkushtimin e saj, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe bashkaktivistëve.
“Yllkën do ta kujtojmë përherë për qetësinë, forcën dhe përkushtimin e saj. Për vlerat që la pas dhe për shembullin që dha. Ju shpreh ngushëllime familjes, bashkaktivistëve dhe gjithë atyre që e njohën”, shkruan pos tjerash Haxhiu.

