Friday, April 24, 2026
HomeLajmeNënë e bijë u gjetën të vdekura dhe në faza të avancuara...

Nënë e bijë u gjetën të vdekura dhe në faza të avancuara të dekompozimit në një apartament

Dy gra, një nënë dhe një bijë, u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre në qendër të Larisës ne Greqi të enjten pasdite. 

Sipas onlarissa.gr, dy gratë, të moshës 91 dhe 66 vjeç, u kërkuan nga të afërmit pasi ato nuk kishin treguar shenja jete prej ditësh. 

Me të hyrë në apartament, ata i gjetën gratë të vdekura dhe në faza të avancuara të dekompozimit, ndërsa në zonë mbizotëronte një erë e fortë. 

Sipas mediave lokale, megjithëse të dhënat deri më tani tregojnë vdekje nga shkaqe patologjike, është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta. 

Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Larisës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram