Dy gra, një nënë dhe një bijë, u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre në qendër të Larisës ne Greqi të enjten pasdite.
Sipas onlarissa.gr, dy gratë, të moshës 91 dhe 66 vjeç, u kërkuan nga të afërmit pasi ato nuk kishin treguar shenja jete prej ditësh.
Me të hyrë në apartament, ata i gjetën gratë të vdekura dhe në faza të avancuara të dekompozimit, ndërsa në zonë mbizotëronte një erë e fortë.
Sipas mediave lokale, megjithëse të dhënat deri më tani tregojnë vdekje nga shkaqe patologjike, është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta.
Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Larisës.

