Saturday, April 25, 2026
HomeEkonomiLigjet për energjinë mbeten pezull, rrezikohen 9 milionë euro

Ligjet për energjinë mbeten pezull, rrezikohen 9 milionë euro

Projektligji për energji dhe ai për energjinë elektrike mbetën jashtë rendit të ditës në seancën e sotme, duke u kundërshtuar nga opozita për përshpejtim procedurash, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë alarmon se Kosova rrezikon humbjen e 9 milionë eurove.

 “Këto dy ligje i kemi parakusht për të përfituar 9 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së, të cilat do t’i humbim nëse nuk miratohen deri në fund të qershorit”, ka thënë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

Përmes këtyre projektligjeve, synohet reformimi në sektorin e energjisë elektrike.

“Ligji i ri do të jepte mekanizma shtesë që në raste të krizave të ndërhyjmë më shpejt. Kjo është tejet e rëndësishme për ne sepse është e ardhme e afërt e paparashikueshme. Ligji i ri mbron konsumatorët, parasheh masa shtesë për konsumatorët e cenueshëm. Qoftë për ata që nuk i përballojnë faturat e energjisë elektrike për të ardhurat e ulëta, qoftë për ata që për arsye shëndetësore nuk guxojnë ta humbin qasjen në energji elektrike, që është një element i ri nga direktiva e BE-së” , ka shtuar Rizvanolli.

Pavarësisht se shumica parlamentare po e mbështet këtë projektligj, opozita këmbëngul në kritikat e veta.

“Vërejtjet nga ana e opozitës nuk kanë qenë përmbajtjesore, madje janë lëshuar në gjëra që nuk kanë peshë”, ka thënë Driton Hyseni, deputet i LVV-së.

“Janë ligje bazike që prekin strukturën e sektorit të energjisë. Ne kemi kërkuar që reforma të behet me transparencë me debat publik dhe në kushte normale ku mund t’i bëjmë vërejtjet e sugjerimet”, ka thënë Ferat Shala, deputet i PDK-së.

Përmes një ligji për energjinë elektrike synohet modernizimi i tregut të energjisë, nxitje të konkurrencës, rritje të transparencës dhe mbrojtje të konsumatorëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram