Rusija ka intensifikuar aktivitetet e saj ne Serbi, pavaresisht qe presidenti Aleksaner Vuciq percon mesazhe per rrugen e ketij vendi drejt BE. Kjo shihet si një përplasje të hapur dhe strategjike midis dy planeve të ndryshme të ndikimit në Serbi: integrimit zyrtar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes (apo thellimit) të partneritetit strategjik me Rusinë. Nderkohe qe zhvilloheshin shume takime ruso-serbe, gjate tre diteve te kaluara ne menyre te sinkronizuar, nga mikrofoni i MPJ Maria Zaharova ka komentuar disa deklarata te komesioneres se zgjerimit te BE, dhe vete levizjet ne Beograd gjate diteve te fundit, tregojnë se Rusia po e përdor Serbinë si bastionin e fundit të ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo po shfrytëzon çdo krizë komunikimi midis Beogradit dhe Brukselit për të forcuar narrativën se rruga evropiane është një “skllavëri moderne”, ndërsa lidhja me Rusinë është ruajtje e dinjitetit dhe burimeve jetike.Keto zhvillime mund të ndahen në disa pika kyçe për të kuptuar dinamikën aktuale.
Diplomacia e “dy Karrigeve” në testin e fundit
Serbia prej vitesh ka ndjekur një politikë të jashtme që synon balancimin midis Lindjes dhe Perëndimit. Megjithatë, intensiteti i vizitave ruse (si ajo e Maxim Reshetnikov dhe Konstantin Mogilevsky) pikërisht në kohën kur BE-ja po rrit presionin për sanksione, tregon se kjo hapësirë manovrimi po ngushtohet. Keto levizje si hapja e konsullatës në Novi Sad, krijimi i Klubit Rinor të Shoqërisë Historike tregojnë një përpjekje për të “betonuar” ndikimin përtej nivelit qeveritar, duke u shtrirë në rrafshin kulturor dhe te brezat e rinj.Nga ana e Serbise, prania e figurave si Vulin dhe Popoviq tregon se brenda strukturave të larta të shtetit serb ekziston një bërthamë e fortë pro-ruse që shërben si urë lidhëse e vazhdueshme.
Komisionerja per zgjerim e BE, Marta Kos dite me pare tha se Serbisë mund ti hiqen fondet e BE-së për shkak të pakënaqësisë me disa ligje të miratuara nga Asambleja Kombëtare Serbe, si dhe për shkak se vendi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ne komentin e saj zedhenesja e MPJ ruse Zakharova përdor një gjuhë mjaft emocionale dhe historike (“vasalë”, “skllevër”, “merimanga e Brukselit”). Ky diskurs synon dy qëllime: targetimin e opinionit publik serb. Duke prekur ndjenjat e krenarisë kombëtare dhe kujtesën historike të vuajtjeve, Rusia përpiqet ta paraqesë BE-në jo si një mundësi ekonomike, por si një forcë kolonizuese që kërkon zhveshjen e Serbisë nga identiteti i saj. Por gjithashtu iskreditimin e BE duke përdorur shembullin e Maqedonisë së Veriut, Zakharova ushqen skepticizmin evropian në rajon, duke sugjeruar se lëshimet ndaj Brukselit nuk shpërblehen kurrë.3. “Pashkët Ortodokse” dhe Lufta Kulturore
Përmendja e Pashkëve dhe figurave si Tonin Picula apo Marta Kos si “kërcënues” në prag festash, është një mjet klasik i “Soft Power” (fuqisë së butë) rus. Duke e lidhur politikën e fondeve të BE-së me simbolet fetare, Moska përpiqet ta kthejë një debat administrativ dhe politik (sundimi i ligjit, sanksionet) në një luftë ekzistenciale midis Perëndimit “të pamëshirshëm” dhe Lindjes “shpirtërore”.
4. Dimensioni Ekonomik si Kundërpeshë
Ndërsa BE-ja kërcënon me ngrirje fondesh, Rusia vë theksin te burimet e energjisë dhe bashkëpunimi tregtar. Takimi i Komitetit Ndërqeveritar synon të dërgojë mesazhin se Serbia ka një alternativë ekonomike. Megjithatë, statistikat tregojnë se volumi tregtar i Serbisë me BE-në është shumëfish më i lartë se ai me Rusinë, gjë që e bën këtë “alternativë” më shumë politike sesa plotësisht zëvendësuese në rrafshin makroekonomik.Këto zhvillime janë gjithashtu një mesazh i tërthortë për Brukselin: Nëse kushtëzimi bëhet shumë i rreptë (siç sugjerojnë Marta Kos apo Tonin Picula), Serbia ka “dyert e hapura” nga një partner tjetër që nuk kërkon reforma në sundimin e ligjit, por vetëm besnikëri gjeopolitike./Kosovatimes

