Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas të shtënave të raportuara gjatë darkës së Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e mbajtur në hotelin Washington Hilton, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka lavdëruar reagimin e institucioneve amerikane të sigurisë, duke theksuar se ndërhyrja e tyre ishte e shpejtë dhe efektive.
“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë,” ka shkruar ai.
Haradinaj ka theksuar më tej se Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të Shteteve të Bashkuara.
“Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan,” thuhet në reagimin e tij.

