Sunday, April 26, 2026
HomeLajmeKosovëHamza dënon sulmin në Uashington: S’ka tolerancë për dhunë ndaj demokracisë

Hamza dënon sulmin në Uashington: S’ka tolerancë për dhunë ndaj demokracisë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas incidentit me të shtëna armësh që ndodhi në Uashington Hilton, ku po zhvillohej darka e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë,

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hamza ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë ngjarje, duke dënuar çdo formë të dhunës ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së medias.

“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, institucioneve demokratike apo lirisë së medias,” ka shkruar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se është lehtësuese që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit në ngjarje janë shëndoshë e mirë.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në një nga aktivitetet më të rëndësishme që mbledh përfaqësues të mediave, politikës dhe jetës publike në Shtetet e Bashkuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram