By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten veprimet e shërbimeve të huaja sekrete në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rriten veprimet e shërbimeve të huaja sekrete në Gjermani
Rajon / Botë

Rriten veprimet e shërbimeve të huaja sekrete në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 4:59 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Shërbimi gjerman i kundërzbulimit ushtarak po përballet me një shtim të aktiviteteve të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani, që po bëhen gjithnjë e më aktive.

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi për rritjen e aktivitetit të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani. Sipas drejtueses së shërbimit sekret ushtarak gjerman, skenarët e kërcënimit për ushtrinë gjermane, Bundeswehr, janë të ndryshëm.

“Shërbimet sekrete të kontrolluara nga shtete kundërshtare përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të marrë informacione, për të ushtruar ndikim dhe për të ndjekur interesat e vendit të tyre”, tha Rosenberg.

“Anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimit të situatës në Evropë mbrojtja kundër spiunazhit po bëhet sërish e rëndësishme për ushtrinë gjermane. Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka regjistruar “anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”.

Kështu në peridhën shtator-tetor janë vërejtur fluturime të përsëritura me dron mbi zonat ushtarake të Bundeswehr-it dhe mbi qendrat ku ushtarët ukrainas stërvitjen për të përdorur armatime perëndimore. Qëllimi i këtyre fluturimeve ende nuk është sqaruar.

Nivel i lartë spiunazhi dhe para luftës kundër Ukrainës

Ekspertët thonë se aktivitetet e spiunazhit janë rritur ndjeshëm dhe janë edhe më të shpeshta se në kohën e Luftës së Ftohtë. Kjo edhe për shkak se interneti dhe rrjetet sociale përbëjnë pika të reja sulmi.

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, tha se aktivitetet e shërbimeve të huaja të spiunazhit kundër Bundeswehr-it ishin në një “nivel të lartë” që përpara 24 shkurtit 2022 – pra përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Rosenberg tha qëllimi i punës së shërbimit të kundërzbulimit ushtarak është “të zbulojë në një fazë të hershme dhe të shmangë në mënyrë efektive çdo aktivitet spiunazhi, veçanërisht të shërbimeve sekrete ruse dhe kineze.” Ajo tha për këtë MAD-i  bashkëpunon me autoritetet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shërbimi i kundërzbulimit ushtarak është një nga tri shërbimet sekreta të Gjermanisë, krahas Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimit Sekret Federal (BND). MAD e ka selinë në kazermën Konrad-Adenauer në Këln dhe ka rreth 1400 punonjës. /dw/

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Banorët e fshatit Dabishec kërkojnë rregullimin e rrugës

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
De Biazi: Shqipëria më ndryshoi jetën, por në Dortmund bëj tifo për Italinë
Si të bëni pilaf me kërpudha
Dossier Center: Autoritetet e Moskës kanë postuar adresat e objekteve të ndjeshme në internet
Stoltenberg përshëndeti vendimin e Rumanisë për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?