Friday, May 1, 2026
HomeSportTrepça deklason Pejën dhe i afrohet finales

Trepça deklason Pejën dhe i afrohet finales

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejë me rezultat të thellë 123:79, duke kaluar në epërsi 2:1 në serinë gjysmëfinale të elitës së basketbollit kosovar.

Në palestrën “Minatori” të stërmbushur me tifozë, skuadra mitrovicase ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe tashmë është vetëm një fitore larg finales.

Dy çerekët e parë kanë përfunduar 26:21 dhe 28:17 për vendasit, ndërsa Trepça ka shkuar në pushim me epërsi 54:38. Dominimi ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, ku perioda e tretë është mbyllur 30:20, ndërsa dhjetë minutat e fundit kanë sjellë spektakël me rezultat 39:21.

Më të dalluarit te Trepça kanë qenë Ja’cori Payne me gjashtëmbëdhjetë pikë, tetë asistime e pesë kërcime, si dhe Drilon Hajrizi me njëzet e gjashtë pikë, tri kërcime dhe dy asistime. Kontribut të madh ka dhënë edhe Mustapha Amzil me katërmbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Te Peja, më efikasi ka qenë Daquan Bracey me njëzet e tri pikë, ndërsa Cesare Edwards ka shtuar tetëmbëdhjetë pikë e pesë kërcime.

Seria tani rikthehet në Pejë, ku të dielën nga ora 19:30 zhvillohet ndeshja e katërt. Nëse Trepça fiton, siguron finalen. Në rast fitoreje të Pejës, ndeshja vendimtare do të luhej të enjten.

Fituesi i kësaj serie do të përballet në finale me fituesin e çiftit Bashkimi – Bora, ku aktualisht Bashkimi ka epërsi 2:1.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram