By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfiskohet pasuria e Ylli Ndroqit, biznesmenit të shpallur “non grata” nga ShBA-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Konfiskohet pasuria e Ylli Ndroqit, biznesmenit të shpallur “non grata” nga ShBA-ja
Ballina 2Rajon / Botë

Konfiskohet pasuria e Ylli Ndroqit, biznesmenit të shpallur “non grata” nga ShBA-ja

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 9:56 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi të enjten konfiskimin e pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, pronar dhe i dy stacioneve televizive “Rtv Ora” dhe “Ora News”. Vendimi erdhi pas një procesi të nisur që prej më shumë se dy vjetësh.

Në gusht të vitit 2020 Prokuroria e Posaçme, mori miratimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të sipërmarrësit Ndroqi, i dyshuar të jetë përfshirë në të kaluarën në trafik droge.

Në prill të këtij viti, biznesmeni shqiptar u përfshi dhe në listën e personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për shkak se “ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërsa “autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit “BAKLLAVA”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë” dhe se ai madje ishte arrestuar në vitin 2015.

Në qershor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e pasurive, duke argumentuar se vlera e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme dhe se ka një diferencë prej 3 milionë eurosh të pambuluara nga këto të ardhura.

Janë në total 26 pasuri të cilat me vendimin e sotëm të gjykatës i kalojnë menjëherë në pronësi shtetit. Bëhet fjalë për sipërfaqe të ndryshme trojesh, një pylli me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë, tre njësi të ndryshme në një nga godinat tregtare në qendër të Tiranës, një njësi shërbimi dhe një garazh, 4 automjete luksoze dhe aksionet në të paktën 11 shoqëri ku ai zotëronte ose 100 përqind të tyre ose pjesën kontrolluese. Mes tyre 30 përqind të aksioneve në televizionin “Channel One” dhe shoqëria “Ora” që zotëron dy televizionet e tjera. Gjykata hoqi ndërkohë, masën e sekuestros ndaj dy apartamenteve, dy trojeve dhe një njësie.

Avokatët e sipërmarrësit Ndroqi u shprehën “të shokuar nga vendimi i gjykatës. Ajo shkeli akt-ekspertimin kontabël që ajo vetë kreu. Akti tregoi qartësisht se pasuritë e zotit Ndroqi ishin mbuluar me të ardhurat e tij gjatë gjithë jetës. Një vendim haptazi paligjshëm, i pambështetur në provat që vetë gjykata mori, dhe kjo është çudia më e madhe”, deklaroi avokati Besnik Muçi. “Vendimi më i pabazë, duke patur parasysh provat dhe faktet e provuara në këtë proces. Nëse ky standard do zbatohet, pasuria e çdo shqiptari mund të merret”, u shpreh avokati tjetër Jordan Daci. Sipas mbrojtësve të sipërmarrësit Ndroqi, “një vendim i tillë i paligjshëm, mund të shpjegohet vetëm me një prapavijë politike. Qëllimi është mbyllja e një medie në Shqipëri e cila nuk pëlqehet nga politika”, tha zoti Muçi. Avokatët mbrojtës paralajmëruan vijimin e betejës juridike, “deri në gjykatën e Strasburgut”.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte ‘El Clasico’ Real-Barça

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Sa i thellë është konflikti etnik, analiza e VOA: Përse vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi?
Tahiri për anulimin e Ligjit për Byronë: Fitore e shtetit të së drejtës
Ish-presidneti Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, e kujton Haziri
Drejtoria e Policisë prezanton statistikat e zeza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?