Saturday, May 2, 2026
HomeLajmeKosovëDyshime për përdorim droge në një festë në Shtërpcë, policia nis hetimet

Dyshime për përdorim droge në një festë në Shtërpcë, policia nis hetimet

Të enjten në mesnatë, Policia e Kosovës ka marrë një inflacion se në fshatin Perqevë të komunës së Shtërpcë, gjatë një tubimi të të rinjve, po përdoren substanca narkotike.

“Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë hasur rreth 100 persona, të cilët janë shpërndarë në drejtime të ndryshme sapo ka filluar intervenimi”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në hapësirat përreth, në një livadh dhe në një garazh, janë gjetur dhe sekuestruar: 4.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë; 22.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi; 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Nga ky rast nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar, njofton policia e Kosovës në raportin e fundit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram