Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeKosovëDy të arrestuar për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen para dhe 10 vetura

Dy të arrestuar për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen para dhe 10 vetura

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka njoftuar se më 2 maj 2026 janë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas njoftimit, bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri lokacione në Prishtinë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 48 mijë e 350 euro para të gatshme, 10 vetura me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si dhe pajisje elektronike që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy persona, të cilët janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, sipas nenit 277/K të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe vënien para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram