Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeSpiropali nesër në Prishtinë, pritet nga Konjufca

Spiropali nesër në Prishtinë, pritet nga Konjufca

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë. Ajo do të pritet nga homologu i saj kosovar, Glauk Konjufca.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.

Në detajet që ka ndarë MPJD-ja rreth këtij takimi, mediat do të mund të marrin pamje nga pritja zyrtare e delegacionit para objektit të MPJD-së, e shtrëngimi i duarve mes dy kryediplomatëve nga Kosova e Shqipëria.

“Pas takimit, ministrat z. Konjufca dhe znj. Spiropali, do të deklarohen në konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram