Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me German Economic Team (GET), projekt disavjeçar pranë MINTI-t, ku u riafirmua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Ministrja theksoi se së bashku me GET-in do të vazhdohet puna për një mjedis të qëndrueshëm, me mundësi të reja zhvillimi.
“Fokusi ynë do të jetë në zhvillimin e parqeve industriale të gjelbra, për të mundësuar një tranzicion të mirëfilltë drejt ekonomisë së gjelbër. Investimet në ekonominë qarkore dhe në energjinë nga burime alternative nuk janë më opsion – janë domosdoshmëri për të ardhmen ekonomike të Kosovës”, tha ministrja Kusari-Lila.
Ajo bëri të ditur se partneriteti me miqtë ndërkombëtarë po përkthehet në politika konkrete, mbështetje për bizneset dhe zhvillim afatgjatë për vendin.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMINT.RKS%2Fposts%2Fpfbid09iGqkbzYg2DNt5JfebBJJoQbEV5Me95fFA4XrVpRNp3QCY9iCvzh35xwRABzkkxil&show_text=true&width=500

