Xhovan Shyti
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publikuar në revistën shkencore javore “Nature”, (një nga ndërkombëtaret më prestigjioze), në dt. 04 maj 2026, me titull: “Ancient DNA evidence for the history of the Albanians”, (“Prova të ADN-së antike për historinë e shqiptarëve”), zbulon se shqiptarët janë populli më i pastër gjenetikisht në Europë. Por çfarë evidenton tjetër ky studim, që vlerësohet si më i sakti shkencor, që përmbys mitet e derisotme ballkanike? Nga gjithë galeria e rezultateve të studimit po sjell disa të vlerësuara prej meje si më të vlefshme për idenë e kësaj trajtese.
Referuar rezultatit të analizave shkencore të ADN-së, studimi konfirmon se shqiptarët jetojnë prej 3000 vjetësh në të njëjtat troje. Ndryshe nga studimet e mëparshme, ky i fundit përdori segmentin IBD, metodën më të saktë të gjenetikës moderne. Segmenti IBD (Identike nga Prejardhja), ka nxjerrë rezultatin më të fortë shkencor deri sot për origjinën e shqiptarëve. Sipas IBD-së, shqiptarët rezultojnë populli më homogjen gjenetikisht në Europë, me vazhdimësi të pandërprerë 3000-vjeçare në trojet e veta. Metoda IBD e përdorur nga shkencëtarët e studimit mat me saktësi edhe përzierjet e racave. Ekspertët e fushës shpjegojnë se IBD është “prova matematikore” e prejardhjes, nuk është teori gjuhësore apo arkeologjike, por ADN e gjallë dëshmuese.
Për konkluzionin e studimit gjenetik, shkencëtarët analizuan mijëra mostra ADN-je nga Shqipëria, Kosova e diaspora. Për studimin e gjenezës së popullsive nëpërmjet ADN-ve, shkencëtarët përdorën databazat e “23andMe” dhe “AncestryDNA”. Metoda IBD kërkon në gjenom “segmente të gjata identike” që trashëgohen vetëm nga një paraardhës i përbashkët.
Shkencëtarët e përfshirë në studimin e ri shënojnë se sa më i gjatë të jetë segmenti identik, aq më e afërt është lidhja familjare. Sipas studimit: për periudhën 500-1500 vjet më parë, çdo dy shqiptarë ndajnë mesatarisht 600 paraardhës të përbashkët. Për krahasim, kushërinjtë e tretë ndajnë 53 cM, ndërsa shqiptarët ndajnë qindra cM mes tyre.
Asnjë popull tjetër në Europë nuk e ka nivelin e ADN-së aq të lartë sa shqiptarët, kumton studimi i ri shkencor rreth pastërtisë e lashtësisë gjenetike, që më tej informon: shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të banorëve të trojeve ballkanike. Janë në trojet e sotme që nga viti 1000 para Krishtit.
Shqiptarët e Mesjetës së Hershme, vitet 800-900 pas Krishtit, janë gjenetikisht identikë me të sotmit. Te shqiptarët, ndikimi nga migrimet mesjetare sllave rezulton 10-20%, shumë më i ulët se te serbët, bullgarët , grekët. 80-90% e gjenomit të shqiptarëve është vendase, ballkanike perëndimore. Rezultati i analizës shkencor të ADN-së konfirmon qenien e shqiptarëve ndër popullsitë gjenetikisht më të vjetra të kontinentit europian.
Studimi shkencor tregon se shqiptarët ruajtën bërthamën gjenetike edhe gjatë pushtimeve romake, bizantine dhe osmane. Harta gjenetike tregon se paraardhësit e shqiptarëve të sotëm qenë një popullsi e vogël, e izoluar në male. Në 1000 vitet e fundit popullsia e shqiptarëve “të maleve” u rrit shpejt dhe mbeti e papërzier shumë. Kjo mospërzierja me raca të tjera shpjegon pse dy shqiptarë të rastësishëm janë gjenetikisht si kushërinj të katërt apo të pestë. Ndërsa fqinjët kanë IBD më të shpërndarë dhe përzierje të lartë, shqiptarët dalin si ishull gjenetik në Ballkan. Edhe arbëreshët e Italisë kanë IBD që i lidh direkt me Shqipërinë e 500 viteve më parë, kumton studimi shkencor rreth lashtësisë e pastërtisë së racave, i vlerësuar nga shkencëtarët si historik, pasi i jep fund debatit për origjinën e lashtësinë e popujve të Ballkanit.
Studimi i fundit rreth origjinës së racave të popujve ballkanikë rrëzon ekzistencën e derisotme të miteve, vlerësojnë analizuesit e të dhënave të nxjerra nga ADN-IBD, duke përmendur shembjen e tri miteve: popullimin e gadishullit me ardhje nga Kaukazi, përzierjen masive të popullsive dhe qenien e shqiptarëve banorë të një “kombi të ri”.
Rezultatet e studimit të ri shkencor, rreth lashtësisë e prejardhjes së racave përbërëse të popullsive të Ballkanit, janë vlerë entuziazmuese për identitetin tonë kombëtar. Ato na bëjnë të ndihemi mirë për rrënjët mijëravjeçare ballkanike, e jo vetëm, por edhe na turpërojnë. Përse, për çfarë? Për faktin e paaftësisë shtetformuese. Se, edhe pas mbi 3000 vitesh ekzistence të pandërprerë në të njëjtat troje tonat ende nuk ia kemi dalë të krijojmë një komb të konsoliduar. Madje as dy shtete moderne, me fytyrën e demokracive perëndimore, aq shumë të dëshiruara nga populli, por aspak nga “esnafi politik” që te demokracia perëndimore sheh fundin e “sulltanizimit” të vet. / CNA

