Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR zhvillon stërvitje për neutralizimin e mjeteve shpërthyese

KFOR zhvillon stërvitje për neutralizimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD), të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO-ja, Forca e Kosovës (KFOR), operojnë një sistem robotik gjatë një ushtrimi stërvitor në Kampin Novo Selo për të forcuar procedurat EOD dhe për të përmirësuar aftësinë e tyre për të identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet e mundshme shpërthyese.

Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi është përdorur një sistem robotik, ndërsa aktiviteti ka qenë i fokusuar në skenarë të reagimit emergjent.

Tutje thuhet se përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë të vetëdijes situative dhe dëshmon përkushtimin për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid02vWK7bDtepgHiP2LJUhcBHUd3a84z7HUFbX3kVb8rM6pKd8GmtoH6poPhbZ7M9C5Sl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram