Sunday, November 15, 2026
HomeGjeopolitikOpinionKonferenca e Beogradit dhe standardet e dyfishta: Historia e popujve sllavë mes...

Konferenca e Beogradit dhe standardet e dyfishta: Historia e popujve sllavë mes kujtesës dhe propagandës politike

Përgjatë dy ditëve në Beograd po zhvillohet konferenca e Dytë Ndërkombëtare Shkencore “Gjenocidi i Popujve Sllavë në Shekullin e 20-të” në Shtëpinë Ruse në Beograd. Konferenca i kushtohet studimit të vuajtjeve të popujve sllavë gjatë shekullit të 20-të, krimeve të kryera kundër tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike. Organizatorët e kësaj konference  janë Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës  dhe Qendra për Bashkëpunim Social dhe Informativ “Evropa”, me pjesëmarrjen e revistës ruse “Jeta Ndërkombëtare”.Konferencën e hapi Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko , i cili në fillim lexoi një letër nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Galuzin , në të cilën theksohej se Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është e angazhuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të botës sllave . Galuzin u uroi pjesëmarrësve punë të suksesshme dhe diskutime interesante.

Më pas, Bocan-Kharchenko iu referua rëndësisë së studimit të gjenocidit kundër popujve sllavë, duke theksuar se shumë fakte nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore ende nuk janë hetuar plotësisht, përfshirë krimet në kampe dhe bllokadën e Leningradit.”Shpresoj që në të ardhmen do ta zgjerojmë kuadrin kronologjik të kësaj konference. Gjenocidi kundër sllavëve ka zgjatur me shekuj dhe vazhdon në shekullin e 21-të”, tha Bocan-Kharchenko.

Megjithate kjo konference ka edhe një dimension politik. Per aq sa konferenca flet për vuajtjet e popujve sllavë nga nazizmi, por nuk duket se i kushton të njëjtën vëmendje krimeve të kryera nga regjimi sovjetik kundër vetë popujve sllavë. Kjo ngre pyetjen: a synon konferenca të studiojë historinë e plotë të këtyre popujve, apo të ndërtojë një interpretim të caktuar politik të saj? Një konferencë e tillë do të ishte më gjithëpërfshirëse nëse do të shqyrtonte, me të njëjtat kritere: krimet naziste kundër rusëve, ukrainasve, bjellorusëve, polakëve, serbëve dhe popujve të tjerë; represionet sovjetike kundër polakëve, ukrainasve dhe popujve të tjerë sllavë; ndërhyrjen sovjetike në Çekosllovaki më 1968;krimet e kryera gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftën aktuale Rusi–Ukrainë dhe përgjegjësinë për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare. Në fund, pyetja më e rëndësishme nuk është se cili popull ka vuajtur më shumë, por nëse po përdoren të njëjtat standarde historike dhe morale për të gjithë. Popujt sllavë nuk kanë pasur vetëm një histori të përbashkët vuajtjesh; ata kanë qenë edhe viktima të dhunës së ushtruar nga shtete dhe regjime të tjera sllave.Prandaj, kujtimi i viktimave të nazizmit nuk duhet të përdoret për të heshtur viktimat e stalinizmit, dhe vuajtjet e rusëve nuk duhet të përdoren për të mohuar vuajtjet e ukrainasve, polakëve, çekëve apo popujve të tjerë. Një histori e besueshme duhet të ketë vend për të gjitha këto fakte, edhe kur ato janë politikisht të pakëndshme.

Termi “gjenocid” duhet përdorur me saktësi. Jo çdo luftë, pushtim, masakër apo represion përbën automatikisht gjenocid në kuptimin juridik. Konventa e OKB-së e vitit 1948 kërkon që të provohet synimi për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar si të tillë. Historia nuk mund të kufizohet vetëm te krimet e kryera nga njëra palë. Nëse synohet një studim serioz i vuajtjeve të popujve sllavë, duhet të trajtohen edhe represionet e kryera nga Perandoria Ruse dhe Bashkimi Sovjetik, përfshirë ato kundër popujve të tjerë sllavë.

Një pikë tjetër e rëndësishme është deklarata e ambasadorit rus se populli serb është akuzuar “padrejtësisht” për gjenocid. Por kjo nuk e përjashton përgjegjësinë për krimet e kryera nga forcat serbe kundër popujve të tjerë gjatë luftërave të viteve 1990. Nuk duhet harruar ndarjet e Polonisë në vitet 1772, 1793 dhe 1795, ku mori pjesë Perandoria Ruse së bashku me fuqitë e tjera, çuan në zhdukjen e shtetit polak nga harta. Pas kryengritjeve polake të viteve 1830–1831 dhe 1863–1864, autoritetet ruse zbatuan represion, dëbime, internime dhe rusifikim. Polakët – 1939–1940.Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë nga lindja, ndërsa Gjermania naziste po e sulmonte nga perëndimi. Në vitin 1940, autoritetet sovjetike organizuan masakrën e Katinit dhe ekzekutime të tjera, ku u vranë mijëra oficerë polakë, policë dhe pjesëtarë të elitës shtetërore. Me 1932–1933 holodomori ishte një zi buke katastrofike gjatë sundimit të Stalinit, në kontekstin e kolektivizimit të detyruar dhe politikave represive sovjetike. Miliona njerëz vdiqën në Ukrainë. Ukraina dhe shumë shtete e institucione e njohin atë si gjenocid; ndërsa vlerësimi i synimit specifik për shkatërrimin e grupit kombëtar vazhdon të jetë objekt debati akademik dhe juridik. 4. Më 20–21 gusht 1968, Bashkimi Sovjetik udhëhoqi trupat e Paktit të Varshavës në pushtimin e Çekosllovakisë, duke shtypur Pranverën e Pragës dhe përpjekjet për reforma politike. Ky ishte një ndërhyrje ushtarake kundër një vendi sllav, edhe pse nuk ishte një fushatë shfarosjeje kombëtare. Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë në vitin 2014, aneksoi Krimenë dhe mbështeti forcat separatiste në Donbas. Më 24 shkurt 2022 nisi pushtimin në shkallë të gjerë. Pasojat përfshijnë vrasje civilësh, shkatërrim të qyteteve dhe zhvendosje masive. Këto veprime duhen analizuar sipas së drejtës ndërkombëtare; fakti që rusët dhe ukrainasit janë popuj sllavë nuk e ndryshon përgjegjësinë e shtetit agresor.Këto janë vetëm disa raste kryesore, jo një listë e plotë. Për shembull, duhen studiuar edhe represionet sovjetike kundër bjellorusëve dhe ukrainasve, deportimet e popullsive dhe ndërhyrjet politike kundër lëvizjeve kombëtare në Evropën Lindore. A nuk jane te mjaftueshme keto te dhena per ta zhveshur nga e drejta organizatoret e kesaj konference?/kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram