Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëMerret vendimi për të dyshuarit për korrupsion

Merret vendimi për të dyshuarit për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me inicialet N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G. dhe A.P.

Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit ngarkohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ryshfetit”, si dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënies së ryshfetit”.

Pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim dhe ndaj të pandehurve ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar për një periudhë prej një muaji për secilin nga të pandehurit, duke filluar nga 6 maji 2026 deri më 5 qershor 2026.

Gjatë kohëzgjatjes së kësaj mase, të pandehurit nuk lejohen të largohen nga vendbanimet e tyre, përveç rasteve kur kjo autorizohet nga gjykata si e domosdoshme. Gjykata ka bërë të ditur se ndaj tyre mund të caktohet masa e paraburgimit nëse largohen nga vendbanimi pa leje paraprake.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykata e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram