Ushtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD), të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO-ja, Forca e Kosovës (KFOR), operojnë një sistem robotik gjatë një ushtrimi stërvitor në Kampin Novo Selo për të forcuar procedurat EOD dhe për të përmirësuar aftësinë e tyre për të identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet e mundshme shpërthyese.
Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi është përdorur një sistem robotik, ndërsa aktiviteti ka qenë i fokusuar në skenarë të reagimit emergjent.
Tutje thuhet se përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë të vetëdijes situative dhe dëshmon përkushtimin për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

