By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë
Rajon / Botë

ShBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:19 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin lindor të Donjeckut, ku Moska vazhdon të kryejë një ofensivë në drejtimet Bakhmut dhe Avdiyivka, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ndërkohë, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, foli për “vuajtje të jashtëzakonshme” dhe viktima që solli lufta mbi ukrainasit.

Luftimet e ashpra në lindje pasoi urdhrin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin pjesërisht të pushtuar të Hersonit në pengesën e fundit të dukshme për Moskën në fushën e betejës në juglindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur, gjithashtu, sulmet ruse në rajonin e Luhanskut, i cili së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Forcat ruse nisën sulme me raketa dhe ajrore dhe goditën më shumë se 30 vendbanime në rajonet Donjeck, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Mikolajiv, Sumi dhe Herson, tha ushtria.

Gjenerali amerikan, Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Milley, duke folur në një ngjarje në Nju Jork, më 9 nëntor, tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt.

Vlerësimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Si Kievi, ashtu edhe Moska, ruajnë me kujdes numrin e viktimave. Në përditësimin e fundit në shtator, Rusia tha se 5.937 ushtarë ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

“Ka pasur jashtëzakonisht shumë vuajtje, vuajtje njerëzore”, tha Milley, duke shtuar se konflikti krijoi midis 15 dhe 30 milionë refugjatë.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të zhvendosen përbrenda Ukrainës.

Duke iu referuar urdhrit të Shoigut për një tërheqje nga Hersoni, Milley tha se treguesit fillestarë sugjeronin se Rusia do të vazhdonte tërheqjen e saj, por ai paralajmëroi se mund të duhet kohë për t’u përfunduar.

Nga shumë analistë ushtarakë, Hersoni konsiderohet si më i rëndësishmi nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës që Rusia i shpalli të aneksuara në shtator.

Ai kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në Gadishullin e Krimesë të okupuar nga Rusia të Ukrainës dhe grykën e lumit Dnieper që përshkon Ukrainën.

Kievi ka reaguar me kujdes ndaj njoftimit të Rusisë për tërheqje , duke vënë në dukje se disa forca ruse mbetën në Herson dhe se po dërgoheshin përforcime në rajon.

“Ata po largohen, por jo në masën sikur të ishte një tërheqje e plotë”, tha Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në një video të postuar në internet vonë më 9 nëntor.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Certifikatat e gjendjes penale do të mund t’i merrni online

Kosova Times Kosova Times December 23, 2022
Evropa i gëzohet armëpushimit Izrael-Liban
Kujtim dashurie
KQZ: Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja 32.64%
Prokurorët koordinatorë diskutojnë për sfidat e dhunës në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?