Zyra Informuese e UGSH njofton se në datën 10 Dhjetor 2026, ora 11.00, në sallën e konferencave të Hotel Plaza-Tiranë, ju fton për pjesëmarrje në shpalljen e fituesve të konkursit “VANGJUSH GAMBETA” 2026 për gazetarët e ekonomisë si dhe për ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët.
Veprimtaria e sivjetshme përkon me 20-vjetorin e organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë shqiptarë.
Konkursi “ Vangjush Gambeta” zhvillohet:
Për raportimin më të mirë ekonomik, të publikuar gjatë këtij viti.
Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.
Në këtë konkurs ftohen, si përherë, gazetarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), brenda datës 5 Dhjetor 2026, ora 12.00, ose ne adresën zyrtare të imeilit:
Unionigazetareveugsh@gmail.com
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, do të zhvillojë një veprimtari jubilare me pjesëmarrje gazetarësh nga trojet, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Brukseli dhe organizata ndërkombëtare partnere.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetareve Shqiptare



