Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëShemsi Jashari kandidat i ri i PDK-së për deputet

Shemsi Jashari kandidat i ri i PDK-së për deputet

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar kësaj partie dhe se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi, Hamza e ka cilësuar Jasharin si një nga zërat më aktivë të shoqërisë civile, duke vlerësuar angazhimin e tij ndër vite në mbrojtje të interesit qytetar, transparencës dhe drejtësisë.

Sipas kreut të PDK-së, Jashari ka një përvojë të gjatë në shërbim të vendit, duke përfshirë angazhimin si ish-ushtar i UÇK-së, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe administratës shtetërore, si dhe më pas si aktivist i shoqërisë civile dhe komentues i çështjeve publike.

“Me integritetin dhe angazhimin e tij publik ndër vite, ai i bën nder listës sonë dhe përfaqësimit që i duhet Kosovës”, ka deklaruar Hamza, duke i uruar mirëseardhje Jasharit në PDK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram