Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Synojmë statusin e kandidatit për BE në mandatin e ardhshëm

Kurti: Synojmë statusin e kandidatit për BE në mandatin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës me një mesazh në të cilin ka theksuar rëndësinë historike të projektit evropian dhe domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar ideve të Robert Schuman-it, Kurti ka rikujtuar themelin e projektit evropian pas Luftës së Dytë Botërore:

“Evropa nuk do të bëhet menjëherë apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto”, ka shkruar ai.

Kurti ka theksuar se Bashkimi Evropian u ndërtua si përgjigje ndaj nevojës për paqe të qëndrueshme, duke shtuar se kjo paqe u bazua në drejtësi dhe përgjegjësi.

“Paqja në Evropë nuk u ndërtua mbi harresë, por mbi drejtësi dhe përgjegjësi ndaj viktimave të luftës”, thotë ai.

Në mesazhin e tij, Kurti ka përmendur edhe përvojën historike të Kosovës, duke e cilësuar shekullin XX si periudhë të vështirë për vendin dhe rajonin. Sipas tij, integrimi evropian mbetet një proces i papërfunduar pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje zhvillimi ekonomik, por edhe garanci për stabilitet:

“Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë BE-në nuk është vetëm çështje prosperiteti e mirëqenieje, por domosdoshmëri për të siguruar paqen e qëndrueshme në Evropë”, tha ai.

Kurti gjithashtu ka deklaruar ambiciet e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke përmendur hapa si aplikimi për anëtarësim dhe liberalizimi i vizave, si dhe synimet për të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram