Saturday, May 9, 2026
HomeSportGalatasaray, kampion i Turqisë

Galatasaray, kampion i Turqisë

Galatasaray është shpallur kampion i Turqisë pas një fitore dramatike me përmbysje ndaj Antalyaspor me rezultatin 4-2.

Skuadra nga Stambolli kaloi një mbrëmje të vështirë, pasi u gjend dy herë në disavantazh gjatë takimit, fillimisht me rezultatin 0-1 dhe më pas 1-2.

Megjithatë, Galatasaray reagoi fuqishëm dhe arriti të realizojë katër gola për të siguruar triumfin dhe matematikisht titullin kampion.

Figura kryesore e sfidës ishte Victor Osimhen, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi ekipin drejt suksesit të madh. Në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Mario Lemina dhe Kaan Ayhan.

Me këtë fitore, Galatasaray arriti në kuotën e 77 pikëve, katër më shumë se Fenerbahçe SK, duke siguruar titullin edhe pse rivalët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky është triumfi i katërt radhazi në kampionat për Galatasarayn, ndërsa në total klubi ka ngritur trofeun e 26-të të kampionit në historinë e tij, duke konfirmuar dominimin absolut në futbollin turk vitet e fundit.

Drejtuesit e klubit pritet të jenë aktivë edhe gjatë afatit kalimtar veror, me synimin për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese dhe për të vazhduar epokën e suksesit në Turqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram