Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime të herëpashershme me kthjellime me këto të fundit më të theksuara pas orëve të mesditës.
Në momentin e vranësirave të dendura në relievet kodrinore – malore të vendit priten reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet era hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë./ATSH
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 12/24 | Diell re |
| Kukës | 10/23 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/24 | Diell re |
| Dibër | 8/23 | Diell re shi |
| Durrës | 12/24 | Diell re shi |
| Tiranë | 12/24 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/25 | Diell re shi |
| Berat | 11/25 | Diell re |
| Vlorë | 12/24 | Diell re |
| Korçë | 7/23 | Diell re |
| Gjirokastër | 10/24 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/24 | Diell re |

