Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj shpreh keqardhje për gjendjen e fermerëve vendorë

Haradinaj shpreh keqardhje për gjendjen e fermerëve vendorë

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka reaguar ndaj protestës së fermerëve dhe derdhjes së qumështit në rrugë e lumenj, duke e cilësuar situatën si pasojë të mungesës së mbështetjes për prodhuesit vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se është “për keqardhje” gjendja e krijuar në sektorin e qumështit, ndërsa kritikoi institucionet për mosveprim.

“Është për keqardhje pamjet e derdhjes së qumështit në lumenj e në rrugë në këtë kohë, e kjo për shkak të uljes së çmimit dhe mungesës së vizionit për t’i përkrahur prodhuesit vendorë”, ka shkruar ai.

Haradinaj kritikoi edhe ndarjen e mjeteve publike, duke thënë se fermerët po përballen me mungesë trajtimi në kohën kur, sipas tij, po ndahen miliona euro për organizata joqeveritare të afërta me pushtetin.

“Sot po mbizotëron lajmi i ndarjes së 350 milionë eurove për organizatat joqeveritare të afërta me pushtetin dhe në të njëjtën kohë, fermerët protestojnë për mos trajtim. Kjo nuk do koment, thjesht është marre për këtë situatë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje për masa të menjëhershme në mbështetje të fermerëve dhe ka rikujtuar periudhën e vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, duke thënë se atëherë ishte rritur vlera e prodhuesve vendorë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1323469359691010%2F&show_text=false&width=267&t=0

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram