Policia në Prizren, ka bërë të ditur se ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili ishte i armatosur me pistoletë dhe thikë.
Gjatë patrullës, të dielën pas mesnatës, zyrtarët policorë kishin hasur një automjet me katër persona, ndërsa te 22-vjeçari u gjetën armët, të cilat u konfiskuan.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës si dhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

