Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjfuca, bashkë me kryenegociatorin, Agron Bajrami, kanë takuar sot në ambasadën e Kosovës në Bruksel, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Konjufca përmes një postimi në platformën X.
“I lumtur që mirëpritëm Peter Serensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me synimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, ka thënë Konjufca.

