Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëLatifi: Më 12 maj 1998 jehoi pushka e parë çlirimtare në Anadrini

Latifi: Më 12 maj 1998 jehoi pushka e parë çlirimtare në Anadrini

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se më 12 maj të vitit 1998 jehoi pushka e parë çlirimtare kundër pushtuesit serb në Anadrini.

Tutje ai tha se forcat serbe u detyruan të tërhiqeshin me humbje nga stacioni famëkeq në Ratkoc dhe u hodhën matanë Gradishit.

“Më 12 maj 1998, në fushë të nderit ranë dëshmorët Milaim Krasniqi e Elmi Morina, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Miftarem Muharemi nga Drenoci, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci, i cili si pasojë e plagëve që mori, vdiq pas luftës. Po atë ditë u vra nga forcat serbe edhe Malush Morina nga Ratkoci. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSmajlLatifi50%2Fposts%2Fpfbid02zfZTPRA4zaXgN9sYjDhDfit82R2QLtd53Jgmx3tXoCu4bZyEMR5tCKxnWLREzTJwl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram