Wednesday, April 22, 2026
HomeGjeopolitikOpinionDrejtësia si Çlirim i Dytë i Kosovës

Drejtësia si Çlirim i Dytë i Kosovës

Shkruan Zejdush Kastrati

Pas konstituimit të institucioneve të Kosovës,sfida më e madhe e Qeverisë së re nuk qëndron as te ekonomia, as te politika e jashtme, por te një fushë shumë më themelore: rikthimi i normalitetit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës. Nëse kjo arrihet realisht, pa kalkulime dhe pa kompromise me të paprekshmit, ky akt do të meritonte krahasim simbolik me kontributin e heroit Adem Jashari për çlirimin e vendit.

Sot, drejtësia në Kosovë është një nga sektorët më të kritikuar – dhe me të drejtë. Ajo është degraduar në një nivel alarmant, ndonëse përfaqëson shtyllën kryesore mbi të cilën mbështetet funksionimi i shtetit ligjor. Besimi i qytetarëve është pothuajse i shuar. Në praktikë, “ilaçi” që shpesh funksionon nuk është ligji, por paraja; jo drejtësia, por ndikimi. Drejtësia e mirëfilltë është shndërruar në përjashtim, jo në rregull.

Në këto rrethana, retorika e butë dhe reformat kozmetike janë mashtrim. Vetëm një qasje e vendosur, e fortë dhe e pakompromis mund ta rikthejë besimin e humbur. Çdo alternativë tjetër është vetëmashtim kolektiv. Pa reformë reale, pa guxim politik për t’u përballur me interesat e ngulitura dhe pa vullnet për të thyer lidhjet klienteliste, rreziku është i qartë dhe i njohur: dështim i shtetit.

Shembujt nuk na mungojnë. Mjafton t’i shohim vendet përreth,për të kuptuar se çfarë ndodh kur drejtësia kapet, blihet ose frikësohet – dhe çfarë çmimi të rëndë paguan shoqëria për këtë kapje. Një drejtësi e nënshtruar është rruga më e shkurtër drejt stagnimit, ikjes masive dhe humbjes së shpresës.

Megjithatë, do të ishte e padrejtë dhe joproduktive të atakohej i gjithë sistemi në mënyrë të verbër. Brenda tij ka profesionistë të ndershëm dhe të aftë, të cilët mund dhe duhet të bartin barrën e reformave të domosdoshme,(rasti i BKS,vjedhes votes…).

Problemi real qëndron te grupet dhe individët e emëruar ekskluzivisht nga interesa politike e klanore, të cilët janë shndërruar në pengesë serioze për zhvillimin dhe reformimin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor. Pikërisht për këtë arsye, besimi publik në këtë sferë jetike të (mos)funksionimit të shtetit është lëkundur rëndë.

Nëse kjo nyje nuk zgjidhet, çdo premtim tjetër mbetet bosh. Drejtësia nuk është thjesht një sektor – ajo është testi përfundimtar i shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram