Thursday, May 14, 2026
HomeLajmeBotëVera po vjen me fluturime të shtrenjta

Vera po vjen me fluturime të shtrenjta

Rritja e çmimeve të biletave të avionit në Evropë është “e pashmangshme” për shkak të kostove të larta të karburantit, thotë kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Willie Walsh .

Në veçanti, pavarësisht faktit se disa linja ajrore kanë ulur kohët e fundit çmimet e biletave në Evropë për shkak të kërkesës së reduktuar, Walsh thekson se nuk është e realizueshme që kompanitë të përballojnë kostot në planin afatgjatë.

Walsh, duke folur për BBC-në, thotë se ka shqetësime se industria në Angli mund të përballet me mungesa karburanti gjatë verës, duke sqaruar megjithatë se nuk ka arsye për panik.

Sidoqoftë, sipas tij, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit do të rihapej menjëherë, pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të vazhdonin të paktën deri vitin e ardhshëm.

Një zëdhënës i qeverisë britanike, i cituar nga raporti i BBC-së, thotë se linjat ajrore të Mbretërisë së Bashkuar ” janë të qarta se aktualisht nuk po përjetojnë mungesë karburanti për avionët “.

Megjithatë, Walsh këmbëngul në shqetësimet e tij në lidhje me transportuesit britanikë.«Mendoj se problemi kryesor është koha», shpjegon ai. «Në rrethana normale, do të pritej një rritje prej rreth 25% e fluturimeve dhe për rrjedhojë e nevojave për karburant në korrik dhe gusht krahasuar me, për shembull, marsin».

“Shqetësimi është se, nëse nuk sigurohen furnizime të mjaftueshme alternative, mund të ketë mungesa në kulmin e sezonit të verës.”

Siç thuhet në të njëjtin raport të BBC-së, rritja e çmimeve të karburantit është reflektuar tashmë në koston e fluturimeve në itineraret e gjata. Nga ana tjetër, sipas drejtuesve të linjave ajrore, disa çmime evropiane kanë rënë sepse kompanitë po ofrojnë zbritje për të bindur udhëtarët që hezitojnë të rezervojnë biletat e tyre.

Megjithatë, Walsh beson se ky fenomen nuk mund të zgjasë. “Mund të ketë raste kur kompanitë do të ofrojnë zbritje për të rritur trafikun. Por me kalimin e kohës është e pashmangshme që çmimet e larta të naftës do të çojnë në bileta më të shtrenjta.”

Në këtë mjedis, një zëdhënës i qeverisë britanike vlerëson se furnizuesit e karburantit po mbajnë rezerva dhe se qeveria po shqyrton masa që do t’i ndihmojnë linjat ajrore të planifikojnë paketa fluturimesh realiste.

Me informacion nga BBC

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram