Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s

